Deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, ka reaguar në lidhje me audio-inçizimin Kusari-Lila-Radojiçiq.
Qalaj ka thënë se koordinimi i Kusari-Lilës me liderin e Listes Serbe, terroristin Milan Radojqiq, nuk është më vetëm problem politik, por edhe çështje e sigurisë nacionale.
“Cilat kërkesa të Radojqiqit i ka plogësuar VV, Kusari dhe Kurti në këmbim të votës së deputetëve të Listës Serbe për për të përjashtuar veteranët e luftës nga paga minimale? Nëse VV, Kusari dhe Kurti janë në gjendje për të sakrifikuar, nënçmuar dhe përbuzur kategorinë më të lavdishme të luftës së UÇK-së, për të plotësuar egon e nacionalizmit serb” pyet Qalaj.
Ai i ka bërë thirrje AKI-së që Kryetarja e GP të LVV-së të shpallet rrezik i pa pranueshëm për sigurinë Kombëtare të Kosovës.
Reagimi i plotë: