Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se dokumenti i Strategjisë së Sigurisë ka shumë të meta.
Ai ka thënë se PDK kërkon që të kryhet edhe një herë një rishikim strategjik i sektorit të sigurisë.
“Kjo strategji e sigurisë e propozuar ka shumë të meta. Prandaj, PDK kërkon që të kryhet edhe një herë një rishikim strategjik i sektorit të sigurisë. Ky proces duhet të ketë një përfshirje të të gjitha institucioneve, FSK-së, Policisë, AKI-së, Ministrinë e Mbrojtjes etj”, ka thënë Qalaj.
Ai ka shtuar se në objektivat që dalin nga ky proces, të hartohet plani i strategjisë kombëtare./Prishtinapress/