Site icon PrishtinaPress

Qalaj: Qeveria duhet ta zbatojë vendimin, shpresoj që të mos ketë zgjidhje si ajo për targat në Bruksel

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se ka mbetur të zgjidhet në Bruksel çështja e reciprocitetit me Serbinë në çështjen e letërnjoftimëve.

Ish-drejtori i Policisë tha në Frontal të T7 se shpreson që të mos ketë zgjidhje si ajo për targa vitin e kaluar.

“Unë jam i sigurt që tani kjo temë do të diskutohet në Bruksel. Shpresoj që të mos kemi ndonjë zgjidhje siç ka qenë zgjidhja e shtatorit të vitit të kaluar. E kemi pasë një zgjidhje të përkohshme që për 6 muaj të zgjidhet çështja e tabelave dhe nuk kemi asnjë zgjidhje deri tash”, tha Qalaj.

Ai tha se Qeveria duhet ta zbatojë vendimin.

“Ky vendim që është marrë nga Qeveria duhet gjithsesi të implementohet”, tha Qalaj.

Ndiqeni këtu emisionin Frontal.

Exit mobile version