-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Qalaj: Presim zgjedhje në muajt e parë të 2024

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj deklaroi se partia e tij ka pritje për mbajtjen e zgjedhjeve në muajt e parë të vitit 2024.

Sipas tij, qytetarët janë të zhgënjyer me Qeverinë Kurti.

“Njerëzit janë të zhgënjyer pikërisht për shkak të krizës ekonomike dhe çështjeve sociale dhe për shkak të shumë aferave”, tha Qalaj në Pressing të T7.

“Besoj që zgjedhjet qëndrore do të jenë shumë shpejtë, së paku pritjet e mia dhe të PDK-së zgjedhjet do të jenë shumë shpejtë, ndoshta në muajt e parë të vitit që po hyjmë dhe do ta shihni që do të ketë një rezultat krejt tjetër”, u shpreh ai.

“Adresimi i të gjitha keqpërdorimeve të këtij pushteti kanë arritur ta bindin bukur-shumë qytetarin e Kosovës për keqqeverisjen që e kemi sot dhe të kërkojnë alternativë për zgjedhjet e reja”, shtoi Qalaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img