3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Qalaj ia rikujton Kurtit kritikat e dikurshme ndaj policisë: Sot bëhet kinse e mbështet

Rezoluta e PDK-së për mbështetjen e Policisë së Kosovës, pensionimin e parakohshëm, shtesat për rrezikshmëri e sigurimi shëndetësorë, nuk u votua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka kritikuar shumicën parlamentare e pushtetin për injorim.

Ai tha se Qeveria po mundohet t’i marrë sukseset e Policisë së Kosovës.

“Qeveria e vendit nuk është korrekte, ajo është duke tentuar vetëm t’i kapitalizojë të gjitha sukseset e Policisë së Kosovës t’i atribuojë kryeministri Kurti. Praktika ka treguar që me rastin e prurjes së ligjit për pensionim të parakohshëm nga PDK në Parlamentin e Kosovës dhe mosvotimi i saj nga asnjë deputetë i partisë në pushtet tregon që tregon që qasja e Qeverisë ndaj Policisë është e gabuar dhe është vetëm injoruese”, u shpreh ai.

Qalaj thotë që Kurti në të kaluarën e ka quajtur Policinë e Kosovës të vdekur, ndërsa sot pretendohet si mbështetës i madh.

“Në fakt, kryeministri Kurti as nuk dëshiron të dëgjojë për Policinë e Kosovës e gjitha ka qenë një farsë, ju e dini që ai në të kaluarën e ka quajtur policinë të vdekur, mirëpo meqenëse tani është kryeministër i nevojitet përkrahja edhe e policëve, pretendon që ai është mbështetës i Policisë së Kosovës por kjo nuk qëndron”, deklaroi ai.

Nga 93 deputetë, 53 prej tyre kanë abstenuar, ndërsa vetëm 36 deputetë kanë votuar për.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img