7.6 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Qalaj i PDK-së: Kurti e atakoi Kushtetutën, ai nuk ka kompetenca ta emërojë kryeprokurorin

Deputeti i PDK-së, Rashit Çalaj, e ka kritikuar fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në Kuvendin e Kosovës, kishte deklaruar se sa të jetë ai kryeministër, Blerim Isufaj nuk do të dekretohet si kryeprokuror.

Çalaj, tha se me këtë deklaratë, Kurti e ka sulmuar Kushtetutën e Kosovës, sepse sipas tij, kryeministri nuk duhet të përzihet në çështjet që nuk i takojnë.

“Ajo që Kurti, ka thënë që sa të është kryeministër, Isufaj nuk do të bëhet kryeprokuror, është atakim në Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta nuk e njeh kryeministrin as kryeparlamentarin, në çështjen e emërimit të kryeprokurorit. Kushtetuta e njeh vetëm presidenten dhe KPK-në. KPK e propozon dhe presidentja e aprovon apo jo”, ka thënë ai.

Ai po ashtu tha se Kurti nuk do duhej të fliste për gjykimet e përfunduara, për shkak se sipas tij vetëm prokurorët kanë të drejtë t’i rikualifikojnë lëndët.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img