Site icon PrishtinaPress

Qalaj: Arrestimi i Radojçiqit është shumë i rrezikshëm

Rashit Qalaj, deputeti i PDK-së, ka thënë se arrestimi i Radojçiqit është shumë i rrezikshëm, sepse, sipas tij, po tentohet të shfajësohet komplet shteti serb dhe Republika Srpska

“Skenari i dytë i arrestimit të Radojçiqit mendoj se është shumë i rrezikshëm, për shkak se jo vetëm se po tentohet të shfajësohet komplet shteti serb, por po tentohet të shfajësohet edhe Republika Srpska”, ka thënë Qalaj në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Qalaj ka thënë se i frikësohet se për hir të vazhdimit të dialogut mund të justifikohen veprimet e tilla të Serbisë.

“Po i frikësohem një çështjeje, për hir të vazhdimit të dialogut, për hir të blerjes artificiale të paqes, po frikësohem se ndodhta mund të justifikohen veprime të tilla të Serbisë”, ka thënë tutje deputeti Qalaj.

Exit mobile version