11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Qalaj apel bizneseve: Lëshoni punëtorët para orës së kufizuar për lëvizje

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, tha se janë të angazhuar maksimalisht në trajtimin e krizës së pandemisë.

Ai i ka falënderuar qytetarët për respektimin e masave të vendosura nga institucionet dhe ka bërë thirrje që të vazhdojnë t’i zbatojnë ato.

Por, Qalaj pati edhe një thirrje për bizneset në respektimin e ndalim-qarkullimit.

“Ju bëj apel bizneseve që të respektojnë orën e kufizimit dhe të mbyllin lokalet një orë më herët. T’i lirojnë ata një orë më herët dhe jo në ora 17:00. Ju kisha lut të na ndihmojnë që të kemi sa më pak grumbullim”.

“Angazhimet e Policisë të Kosovës janë mjaft të mëdha. Ata bëjnë transportin e qytetarëve nga pikat kufitare dhe i dërgojnë në Qendrën Studentore që po shfrytëzohet si karantinë dhe iu ndihmojnë atyre që kalojnë në vendin tonë me ndihmën e FSK-së”.

Po ashtu, Qalaj tha se policët që tash po punojnë me nga 12 orë janë edhe të angazhuar në mbajtjen e rregullit në komunat që janë futur në karantinë – duke mos i përjashtuar as ato veriore.

Ai falënderoi Klinën, Malishevën dhe Vitinë për rendin duke pasë parasysh që janë në karantinë që një kohë të gjatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img