Gazetari Ridvan Berisha i cili ka deklaruar publikisht që beson në judaizëm ka njoftuar se së bashku me një grup vullnetarësh kanë organizuar ndezje qirinjsh për të nderuar viktimat civile hebreje të sulmit terrorist të Hamasit.
Këtë njoftim Berisha e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook. Por, kjo nuk është pritur mirë nga disa komentues. “Sa po të paguajnë jahuditë o qafir”, ka qenë një nga komentet ofenduese që ka marrë gazetari në postimin e tij.
Në ktë njoftim, Berisha e ka quajtur Hamasin organizatë e ngjashme sikurse ISIS që po shkakton vrasjen në masë të civilëve.
Aktiviteti do të mbahet të enjten në ora 18:00 para Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Postimi i plotë:
Miq,
Kudo qe jeni!
Një grup vullnetarësh kemi organizuar ndezje qirinjsh për të nderuar viktimat civile hebreje të sulmit terrorist të Hamasit, një organizate kjo e ngjashme sikurse ISIS që po shkakton vrasjen në masë të civilëve.
Aktiviteti mbahet të enjten në ora 18:00 para Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Jeni të mirëpritur që të nderojmë viktimat e po ashtu të lutemi së bashku për paqe!