Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë, si dhe përsëritjen e procesit.
Për këtë ka reaguar edhe Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, transmeton Klankosova.tv.
Cakolli shton se është aprovuar ankesa e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1 mijë e 631 votave të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit, sipas propozimit paraprak të Sekretariatit.