4.5 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Buy now

spot_img

PZAP-ja e hedh poshtë ankesën e VV-së për certifikimin e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

PZAP-ja tha se ankesa e VV-së është e palejuar, pasi vlerësuan se përfaqësuesit e VV-së që e përfaqësojnë palën ankuese në KQZ, kanë mundur vet të ushtrojnë ankesë kundër vendimit kontestues.

“Dhe në asnjë rrethanë kjo e drejtë nuk mund të bartet te subjekti politik që ata e përfaqësojnë, kjo çështje është e normuar me nenin 124 të Ligjit Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative i cili e përcakton se pala ka të drejtë të ushtrojë mjetet juridike administrative ndaj çdo veprimi apo mosveprimi administrativ, nëse pretendon se të drejtat apo interesat e saj juridike cenohen nga ky veprim apo mosveprim”.

“Anëtari i një organi kolegjial, ka gjithashtu të drejtën të ushtrojë mjetet juridike administrative ndaj çdo veprimi apo mosveprimi procedural të organit kolegjial, nëse pretendon se një nga dispozitat e neneve 37-43 të këtij Ligji janë shkelur nga një veprim apo mosveprim i tillë”.

Tutje, PZAP-ja tha se paneli ka vlerësuar se vetëm dy përfaqësuesit e palës ankuese që janë anëtarë në KQZ, nëse pretendojnë se me vendimin kontestues iu është cenuar ndonjë e drejtë e njohur nga Ligji nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme e Kosovës apo aktet nënligjore të nxjerra nga KQZ, mund të ushtrojnë mjete juridike, përkatësisht të kërkojnë mbrojtje për të drejtat e cenuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img