Site icon PrishtinaPress

PZAP anuloi vendimin e KQZ-së për moscertifikim e Srpska-s, Kryeziu: Qe pse e kritikuam, sepse ligji

Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe u rrëzua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ndërsa reagoi Ismet Kryeziu nga KDI-ja duke thënë shpjeguar se “ja pse e kritikuam vendimin politik të KQZ-së”.

“KQZ-ja, si një institucion i pavarur, ka për detyrë të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, duke shmangur çdo ndërhyrje apo ndikim politik. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet neutraliteti institucional, ruajtja e integritetit zgjedhor, shmangia e ndikimeve në zgjedhje dhe ruajtja e stabilitetit demokratik”, shkroi Kreziu.

“Çdo devijim nga këto parime do të dëmtojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe demokracinë në vend”, tha ai.

Exit mobile version