Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe u rrëzua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ndërsa reagoi Ismet Kryeziu nga KDI-ja duke thënë shpjeguar se “ja pse e kritikuam vendimin politik të KQZ-së”.
“KQZ-ja, si një institucion i pavarur, ka për detyrë të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, duke shmangur çdo ndërhyrje apo ndikim politik. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet neutraliteti institucional, ruajtja e integritetit zgjedhor, shmangia e ndikimeve në zgjedhje dhe ruajtja e stabilitetit demokratik”, shkroi Kreziu.
“Çdo devijim nga këto parime do të dëmtojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe demokracinë në vend”, tha ai.