2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Pyetet për pikturën e Kurtit me luan, reagon me nervozë dhe kërcënime zyrtari i komunës së Kamenicës

Kur është pyetur për pikturën e kryeministrit Albin Kurti që ishte vendosur në zyrën e kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, shefi i kabinetit të tij, ka reaguar me nervozë ndaj ekipit të T7.

Vaxhid Rexhepaj është pyetur nga T7, nëse piktura e tij do të largohet nga zyra e Rahimajt.

Por kjo pyetje nuk i ka pëlqyer atij dhe ka reaguar me gjuhë kërcënuese dhe ofenduese.

“Shpejt ua bijmë pronarëve të juaj… qata që kanë qejf… pronarëve të juaj ata që kanë marak, ata jau bijmë… edhe Vuçiqi qesi që kanë marak”, ka thënë ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit.

Për pikturën me luan është pyetur edhe kryeministri Kurti, i cili sot vizitoi Kamenicën.

Mirëpo, ai ka thënë se në zyrën e kryetarit nuk ka parë asnjë pikturë me luan.

“Unë nuk pash asnjë pikturë me luan në ndërtesën e Komunës dhe në sallën ku mbajtëm një takim paraprak me kryetarin Kadri Rrahimaj”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img