0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pyetet për Hashim Thaçit dhe Njësitin BIA, detaje nga dëshmia e Remit në Hagë

Komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se Njësiti BIA i UÇK-së, i udhëhequr nga Salih Mustafa, ka mundur t’i raportojë atij dhe shtabit të tij.

Në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të mërkurën, Remi ka deklaruar se Njësiti BIA i UÇK-së është ndarë nga UÇK-ja në një moment të caktuar.

“Zonja prokure, njësia BIA dhe brigada 153 është një shoqëri. Por, njësia BIA ka qenë e themeluar para brigadës. Unë besoj se kjo njësi ka ndihmuar në formimin e Brigadës 153. Ka qenë me ndikim nga LKÇK-ja. Ne kemi pasë kujdes me propozimet që vinin nga LKÇK-ja sepse donim t’i mirëmbanim brenda UÇK-së”, ka thënë ai.

Prokurorja e ka pyetur Remin: “Pra, ju nuk ju kujtohet që Njësia BIA është ndarë nga Brigada 153?”.

“Janë ndarë por nuk e di momentin kur janë ndarë. E di që Njësia BIA ka qenë njësi e veçantë që ka mundur t’i raportojë Zonës Operative të Llapit, mua dhe Shtabit tim”, është përgjigjur Komandant Remi.

Mustafa është pyetur edhe për Hashim Thaçin. Ka thënë se atë e ka takuar në Likovc.

“Ju keni thënë e njihja Hashim Thaçin sepse e kisha takuar njëherë më përpara, kur Kadri Kastrati, zëvendësi im u kyç në luftë. Ne kemi parë njëri tjetrin në Drenicë. A është e saktë kjo? A ju kujtohet se kush tjetër ka qenë i pranishëm në atë rast?”, e ka pyetur prokurorja, Remin.

Remi ka thënë se në Likovc, përveç Hashim Thaçit, kishte takuar edhe bashkëluftëtar të tjerë.

“Likovci ka qenë qendër e UÇK-së. Aty ka pasur shumë bashkëlkuftëtar. Ka mund të jetë edhe ndonjë tjetër. Por e rëndësishme që unë objektiv e kam pasur takimin e Kadri Kastratit dhe marrjen e tij në zonën time”, ka thënë Remi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img