Site icon PrishtinaPress

Putini, simboli Z dhe pamjet e dhunës në Veri, Kusari “botës demokratike”: A do t’i mbyllnit sytë?

Shefja e Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar pamjet nga protesta e fundit në veri të vendit ku u shfaqen simbole edhe të agresionit rus në Ukrainë, si dhe fotografinë e presidentit rus Putin që u gjet i ekspozuar në murin brenda objektit të komunës.

Kusari-Lila thotë se nëse kjo do të kishte ndodhur në “botën demokratike” si do të ishte trajtuar.

“A mundet dikush nga bota demokratike, ju lutemi të na tregoni neve në Kosovë se si do t’i trajtonit këta njerëz nëse do të jetonin në vendin tuaj? A do ta mbyllnit njërin sy dhe do të shikonit nga ana tjetër, apo do të zbatonit sundimin e ligjit dhe do të siguroheni që ata të trajtohen prej tij?!”, ka shkruar Kusari-Lila.

Shenja të tilla si “Z” që u përdor nga ushtria ruse gjatë agresionit të nisur në Ukrainë, si dhe simbole të tjera nacionaliste u përdorën nga protestuesit serbë në Veri.

Exit mobile version