-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Putini pretendon se kundërofensiva e Ukrainës po dështon

Presidenti rus Vladimir Putin pretendon se kundërsulmi i Ukrainës ka qenë I pasukssesshëm, me ushtrinë e saj duke pësuar humbje të mëdha.

Duke folur në një takim të korrespondentëve të luftës, ai tha se humbjet e Kievit po i afroheshin një niveli “katastrofik”.

Kjo nuk është verifikuar dhe presidenti ukrainas Zelensky ka mohuar se kundërofensiva po dështon.

“Ka lëvizje përpara”, tha ai në video- fjalimin e tij të natës.

Ai falënderoi trupat ukrainase për “çdo hap dhe çdo metër të tokës ukrainase që po çlirohet nga e keqja ruse”.

Këtë e bëri jehonë Valery Zaluzhny, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të vendit, i cili shkroi në Telegram se kishte “disa suksese, ne po zbatojmë planet tona, po ecim përpara”.

Ushtria e Ukrainës deklaroi të mërkurën se humbjet ruse në 24 orët e fundit kishin përfshirë 680 ushtarë, tetë tanke dhe një sistem të mbrojtjes ajrore. Të dyja palët japin çdo ditë pretendime për viktima të armikut, të cilat është e pamundur të verifikohen,.

Kundërofensiva e Kievit është në fazat e saj të hershme dhe përfitime modeste janë arritur në rajonet lindore të Donetskut dhe Zaporizhzhias juglindore. Zelensky ka pretenduar gjithashtu përparime në Bakhmut.

Por situata nuk është aq e qartë sa pretendimet triumfuese të çlirimit që erdhën nga Kievi në fillim të kësaj jave

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img