Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur në Vietnam, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA-Novosti.
Është planifikuar që Putini të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, Nguyen Phu Trong, më pas presidentin e ri, To Lam, shkruan Sky News.
Kjo vizitë vjen pas udhëtimit të parë të Putinit në Korenë e Veriut në 24 vjet, ku ai dhe Kim Jong Un nënshkruan një marrëveshje që premton ndihmë të ndërsjellë.