-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Putini kërcënon se do të përdorë bomba thërrmuese

Sundimtari i Kremlinit, Vladimir Putin, deklaroi se nëse Kievi përdor bomba thërmuese, edhe Rusia do të përgjigjet me të njëjtat municione.

Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, kërcënoi se do të përdorë bomba thërrmuese nëse Ukraina përdor municione të tilla me të cilat është furnizuar nga SHBA-ja. “Dua të them se Rusia ka rezerva të mjaftueshme llojesh të ndryshme municionesh thërrmuese”, tha Putin në televizionin shtetëror. Moska nuk dëshiron t’i përdorë municione që ndërkombëtarisht konsiderohen të paligjshme, tha ai. “Por sigurisht, nëse municione të tilla përdoren kundër nesh, atëherë ne rezervojmë të drejtën për veprime të njëjta”.

Aktivistët e të drejtave të njeriut akuzojnë si forcat e armatosura ruse dhe ato ukrainase se ndërkohë kanë përdorur gjatë luftës bomba thërrmuese.

Akuza ndaj SHBA-së


Presidenti rus i akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se i kanë vënë në dispozicion Ukrainës këto lloj municionesh, sepse Perëndimi nuk është më në gjendje të furnizojë Ukrainën me mjete të mjaftueshme konvencionale. “Ata nuk kanë gjetur gjë tjetër më të mirë sesa të sugjerojnë përdorimin e bombave thërrmuese.”

SHBA, Ukraina dhe Rusia nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërkombëtare të Oslos për ndalimin e përdorimit të bombave thërrmueseSHBA, Ukraina dhe Rusia nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërkombëtare të Oslos për ndalimin e përdorimit të bombave thërrmuese

SHBA, Ukraina dhe Rusia nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërkombëtare të Oslos për ndalimin e përdorimit të bombave thërrmueseFotografi: Patrick Pleul/dpa/picture alliance

Bombat thërrmuesepërmbajnë një numër të madh të ashtuquajturash “nënprojektile”, pra predha të kalibrit të vogël, të cilat dalin nga gëzhoja pasi një bombë e tillë shpërthen. Këto lloj bombash shpërthejnë në tokë dhe shpërndajnë projektile në një territor relativisht të gjerë. Për shkak se shumë prej tyre projektileve shpesh nuk shpërthejnë menjëherë, ato sikurse dhe minat konsiderohen si një rrezik për civilët edhe pas përfundimit të veprimeve luftarake.

Ukraina, Rusia dhe SHBA nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërkombëtare të Oslos për ndalimin e përdorimit të bombave thërrmues

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img