Site icon PrishtinaPress

Putin vizitoi Mariupolin ‘për herë të parë dhe të fundit’, thotë një zyrtar ukrainas – një tjetër ‘ia bën gati trenin për në Hagë’

Një zyrtar i qeverisë ukrainase ka folur për vendosmërinë e tyre për të mos parë më kurrë Vladimir Putinin në Mariupol.

Oleksii Riabchyn, këshilltar i zëvendëskryeministrit ukrainas, tha për Sky News se lideri rus vizitoi qytetin e pushtuar “për herë të parë dhe të fundit”.

“Ai erdhi për të parë dhe për të thënë lamtumirë, sepse ne besojmë në kundërsulmin tonë pranveror se ne jemi në gjendje të dëbojmë Rusinë nga territori ukrainas”, citohet të ketë thënë ai.

Riabchyn theksoi se ishte “e dhimbshme” të shihje liderin rus në Mariupol, por se ai “po përpiqet të jetë optimist”.

Turneu i Putinit gjatë natës në qytetin port në Ukrainën lindore shënoi vizitën e tij të parë në territorin e pushtuar në rajonin e Donbasit që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.

Mariupol u rrafshua me tokë kur u pushtua nga Rusia në ditët e para të luftës.

Popullsia e saj tani është vetëm një e dhjeta e asaj që ishte para konfliktit, thotë zoti Riabchyn – një pretendim që Sky News thotë se nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë ish-CEO i Hekurudhave të Ukrainës ka bërë shaka për nisjen e një “rruge të re treni” nga Mariupol në Hagë.

 

Oleksandr Kamyshin, i cili ishte në krye të kompanisë shtetërore derisa dha dorëheqjen në fund të shkurtit, postoi një foto të trenit me një mesazh duke thënë se “po pret pasagjerin e parë”.

Duket të jetë një referencë ndaj urdhër-arrestit të lëshuar për arrestimin e presidentit rus Vladimir Putin nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale – e cila ndodhet në Hagë – pas vizitës së tij në Mariupol të Ukrainës.

Exit mobile version