Site icon PrishtinaPress

Putin takohet nesër me Erdoganin dhe Xi Jinping në Astana

Presidenti rus Vladimir Putin, do të takohet nesër me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan, dhe atë të Kinës – Xi Jinping.

Kjo pritet të realizohet gjatë një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Putini u takua për herë të fundit me Xi në maj, kur ai vizitoi Kinën në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, pasi u inaugurua për një mandat të pestë si president rus, shkruan Sky News.

SCO është një organizatë euroaziatike politike, ekonomike, ndërkombëtare e sigurisë dhe mbrojtjes e krijuar nga Kina dhe Rusia në 2001.

Anëtarët e tjerë të plotë janë India, Irani, Kazakistani, Kirgistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Turqia, edhe pse jo anëtare, shpesh merr pjesë në takimet e saj si “partner dialogu”.

Exit mobile version