1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

“Putin s’do të ndalë atë që ka nisur”, Kadyrov futet në Ukrainë, takohet me gjeneralin e “vdekur”

Presidenti i Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, ka thënë se Moska nuk do të bënte asnjë lëshim ndaj Ukrainës.

Në një deklaratë që duket se devijon nga qëndrimi zyrtar i Rusisë pas bisedimeve për paqe të zhvilluara në Turqi, Kadyrov kritikoi negociatorin rus, Vladimir Medinsky.

“Vladimir Putin nuk ka për ta ndalur atë që ka nisur në Ukrainë”, paralajmëroi Kadyrov, raporton Reuters.

Lideri çeçen, i cili ka dërguar forca ushtarake nga republika e tij për të mbështetur pushtimin, mendohet se është futur edhe vetë në territorin e Ukrainës. Në një video të publikuar nga televizionin çeçen “Grozny”, Kadyrov duket teksa takon separatistët në krahinat lindore, por edhe në Mariupol, një prej qyteteve më të bombarduar nga rusët.

Ajo që ngre më shumë pikëpyetje nga kjo video, e cila nuk është verifikuar nga asnjë agjenci ndërkombëtare lajmesh, është fakti se Kadyrov shihet teksa flet me gjeneralin rus, Andrei Mordvichev, i cili është raportuar i vrarë në luftë prej disa ditësh.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img