3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Putin: Qëndrimi ynë për Kosovën s’ka ndryshuar, ushtria dhe taksa tensionuan situatën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Puntin, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Serbi.

Presidenti i Rusisë, Valdimir Putin, gjatë vizitës së tij zyrtare në Serbi ka folur edhe për Kosovën, transmeton lajmi.net.

Në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Putin ka thënë se qëndrimi i Rusisë për Kosovën nuk ka ndryshuar.

Sipas Putin vendosja e taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë si dhe themelimi i ushtrisë së Kosovë ka tensionuar situatën në rajon.

Putin tutje ka thënë se hapat që ka ndërmarrë Kosova në vitet e fundit mund të çojnë në destabilizimin e Ballkanit.

“Pozita e Rusisë për çështjen e Kosovës është e njohur”, deklaroi Putin në konferencën e përbashkët me Vuçiqin, transmeton më tutje lajmi.net.

Putin po ashtu në këtë konferencë ka thënë se vendimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është shkelje e Rezolutës 1244.

Sipas presidentit rus, krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe vendosja e taksës prej 100 për qind, kanë shkaktuar tensione serioze në rajonin e Ballkanit.

“ Lëvizje te fundit të Kosovës, vendimi për taksën dhe krijimi i Ushtrisë kanë shkaktuar tensione serioze”, është shprehur ndër të tjerash në këtë konferencë presidenti rus Vladimir Putin.

Po ashtu në këtë konferencë Putin dhe Vuçiq kanë treguar se gjatë takimit kanë diskutuar edhe për nënshkrimin e disa marrëveshjeve mes Serbisë dhe Rusisë.

Në anën tjetër presidenti serb, Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme që të vazhdojë dialogun me Kosovën por që siç u shpreh ai, Serbia nuk do të lejojë poshtërimin. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img