-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Putin pranon ftesën për “sy më sy” të Biden – tregohet edhe data e mundshme e takimit

Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar zyrtarisht ftesën e presidentit amerikan Joe Biden për një samit “sy më sy” përmes përfaqësuesve të tij gjatë një takimi diplomatik të nivelit të lartë në Gjenevë më 24 maj, ka raportuar gazeta e biznesit Kommersant.

Sipas mediave ruse, Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, u takua me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan në Gjenevë në 24 maj dhe diskutuan samitin e planifikuar.

“Takimi ishte një hap i rëndësishëm në përgatitjen e një samiti të planifikuar SHBA-Rusi, data dhe vendndodhja e të cilit do të njoftohet më vonë”, citohet të jetë thënë në deklaratë.

Patrushev është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Putinit dhe të dy kanë shërbyer si kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) gjatë karrierës së tyre të gjatë në krye të elitës politike të Rusisë.

Takimi ishte takimi i dytë i nivelit të lartë midis Rusisë dhe SHBA dhe pasoi bisedimet midis ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretarit të shtetit Antony Blinken më 20 maj në Reykjavik.

Takimi i nivelit të lartë Putin-Biden është planifikuar për 15 ose 16 qershor në një “vend të tretë, edhe pse data dhe vendi i saktë nuk janë vendosur ende dhe do të shpallen më vonë”, raportoi Kommersant, duke shtuar se Zvicra është favoritja aktuale.

“Palët ranë dakord që normalizimi i marrëdhënieve ruso-amerikane jo vetëm që do të përmbushte interesat e të dy vendeve, por gjithashtu do të kontribuonte në parashikueshmërinë dhe stabilizimin në arenën globale”, është thënë ndër tjerash në deklaratë.

Patrushev dhe Sullivan kanë diskutuar gjithashtu edhe për uljen e detyruar të dielën në Bjellorusi, pas së cilës është arrestuar gazetari disident Raman Pratasevich.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img