1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Putin po vuan nga “dhimbje të forta koke, turbullim të shikimit dhe mpirje të gjuhës”

Thuhet se Vladimir Putin po vuan nga “dhimbje të forta në kokë, shikim të paqartë dhe mpirje të gjuhës”.

Gjithashtu raportohet se ai ka pasur “humbje të pjesshme të ndjeshmërisë në krahun dhe këmbën e djathtë”, që kërkon kujdes urgjent mjekësor, sipas General SVR Telegram, një media ruse që shpesh bën pretendime për shëndetin e tij.

Putinit iu dha ndihma e parë dhe u urdhërua nga mjekët që të merrte ilaçe dhe pushim të plotë për disa ditë, pretendon më tej media që thotë se ka njohuri të brendshme nga Kremlini.

Megjithatë presidenti rus thuhet se refuzoi të pushonte.

Gjendja e tij u përmirësua, duke lehtësuar shqetësimin midis ekipit të tij të madh të mjekëve, thuhet në më tej.

Kjo media ka pohuar rregullisht se Putini është i sëmurë përfundimisht me kancer dhe se gjendja e tij ndikon në vendimmarrjen e tij gjatë luftës në Ukrainë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img