Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë homologut të tij francez se Perëndimi ka injoruar shqetësimet e sigurisë së Rusisë, mes frikës se Rusia mund të pushtoj pushtojë Ukrainën.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, SHBA-ja hodhi poshtë një kërkesë kryesore të Moskës që NATO të përjashtonte mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën e mbrojtjes – por këmbënguli se ajo po i ofronte Rusisë një “rrugë diplomatike”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se ekziston një “mundësi e veçantë” që Rusia mund të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm.
Rusia mohon se po planifikon një sulm.
Por të premten, Putin i tha presidentit francez, Emmanuel Macron se ngecja nuk ishte zgjidhur.
“Përgjigjet e SHBA-së dhe NATO-s nuk morën parasysh shqetësimet kryesore ruse si parandalimi i zgjerimit të NATO-s, mosvendosja e sistemeve të armëve goditëse pranë kufijve rusë”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Kremlinit.
Ky është komenti i parë i Putinit për krizën pasi SHBA-ja refuzoi kërkesën kryesore të Rusisë.
Ai i tha Macronit se do të studionte nga afër kundërpropozimet e SHBA-së përpara se të vendoste për ndonjë veprim të mëtejshëm.