6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Putin: Perëndimi ka injoruar shqetësimet e sigurisë së Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë homologut të tij francez se Perëndimi ka injoruar shqetësimet e sigurisë së Rusisë, mes frikës se Rusia mund të pushtoj pushtojë Ukrainën.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, SHBA-ja hodhi poshtë një kërkesë kryesore të Moskës që NATO të përjashtonte mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën e mbrojtjes – por këmbënguli se ajo po i ofronte Rusisë një “rrugë diplomatike”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se ekziston një “mundësi e veçantë” që Rusia mund të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm.

Rusia mohon se po planifikon një sulm.

Por të premten, Putin i tha presidentit francez, Emmanuel Macron se ngecja nuk ishte zgjidhur.

“Përgjigjet e SHBA-së dhe NATO-s nuk morën parasysh shqetësimet kryesore ruse si parandalimi i zgjerimit të NATO-s, mosvendosja e sistemeve të armëve goditëse pranë kufijve rusë”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Kremlinit.

Ky është komenti i parë i Putinit për krizën pasi SHBA-ja refuzoi kërkesën kryesore të Rusisë.

Ai i tha Macronit se do të studionte nga afër kundërpropozimet e SHBA-së përpara se të vendoste për ndonjë veprim të mëtejshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img