Site icon PrishtinaPress

Putin nuk do të marrë pjesë në takimin e G20-ës në Indi

Rusia do të përfaqësohet nga ministri i saj i jashtëm në samitin e G20-ës në Nju Delhi, i tha presidenti rus Vladimir Putin, kryeministrit indian, Narendra Modi, në një telefonatë të hënën.

Të dy liderët diskutuan gjithashtu për lidhjet dypalëshe dhe për zgjerimin e planifikuar të grupit BRICS të ekonomive në zhvillim – që përfshin Indinë, Rusinë, Kinën, Brazilin dhe Afrikën e Jugut – si dhe një samit të klubit të G20-ës të ekonomive kryesore që Nju Delhi do ta presë muajin e ardhshëm.

Javën e kaluar, Modi dhe Putin morën pjesë të dy në samitin e BRICS në Afrikën e Jugut, megjithëse udhëheqësi rus mori pjesë vetëm përmes një videolidhjeje për shkak të një urdhër arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) lidhur me krimet e luftës në Ukrainë.

Kremlini, i cili mohon me forcë akuzat e ICC, ka thënë se Putini gjithashtu nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e G20-ës në Indi.

Putin i tha Modit se Rusia do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, sipas një deklarate nga qeveria indiane, shkruan Reuters.

Exit mobile version