4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Putin nis sanksionet ndaj mediave: Mbyllet përkohësisht televizion rus, shkak mbulimi i luftë në Ukrainë

Kanali televiziv rus, Dozhd do të ndalë përkohësisht punën, ka thënë drejtorja e përgjithshme e televizionit, Natalya Sindeeva.

Ajo ka lëshuar një deklaratë pasi radio stacioni, Ekho Moskvy, një prej mediumeve të fundit liberale në Moskë, është mbyllur pas presionit për mbulimin e luftës në Ukrainë.

“Neve na duhet forcë për të kuptuar si mund të punojmë prej tani. Ne shpresojmë se do të rikthejmë transmetimin dhe do të vazhdojmë punën”, ka thënë Sindeeva përmes një deklarate të publikuar në faqen e kanalit.

Dozhd operon online dhe ka qenë prej kohësh një platformë ku kritikët e Kremlinit, të cilët nuk janë në gjendje të dalin në TV shtetëror, kanë qenë në gjendje të shprehin pikëpamjet e tyre.

Në mesin e qershorit, Dozhd u përjashtua nga grupi i gazetarëve të presidentit rus Vladimir Putin, me sa duket sepse gazeta kishte mbuluar kthimin e politikanit Aleksei Navalny nga Gjermania në Rusi dhe mitingjet në mbështetje të tij.

Në listën e mediave “agjentë të huaj” më 20 gusht u shtuan edhe gazetarët investigativë që punojnë për një tjetër medium, “Histori të rëndësishme”, tregon regjistri zyrtar i ministrisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img