-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Putin nënshkruan dekretin për njohjen e Donetskut dhe Luganskut shtet – pavarësisht që këto rajone gjenden në lindje të Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se Moska ka njohur edhe zyrtarisht si shtete të pavarura dy rajone në Donbass në lindje të Ukrainës, ku me këtë veprim vetëm sa është intensifikuar prezenca ushtarake përgjatë kufijve me Ukrainën.

Duke iu drejtuar popullit përmes një paraqitje televizive që u transmetuar live, Putin nënshkroi dekretin – duke thënë: “E shoh të nevojshëm marrjen e vendimit që është dashur të ndodhë shumë kohë më parë – pra njohjen shtet të Donteskut (DPR) dhe Luganskut (LPR).

Kjo lëvizje sipas Putinit është si rezultat i drejtpërdrejtë të dështimit të marrëveshjes së Minskut në vitin 2014, që ishte dizajnuar për t’i dhënë fund luftimeve.

Në anën tjetër reagime pati menjëherë duke filluar nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz si dhe Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

E presidenti rus duket se këtë po e shfrytëzon si pretekst për të shtyrë para misionin e tij – pra pushtimin e Ukrainës për faktin se akoma nuk janë para lëvizje apo tërheqje të trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën – pavarësisht që Putin ka deklaruar se kanë filluar tërheqjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img