7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Putin në Turqi në shkurt për të diskutuar luftën me Ukrainën

Bisedimet për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës nën ndërmjetësimin e Turqisë mund të riaktivizohen pasi u ndërprenë në vitin 2022. Është pikërisht një vizitë e Vladimir Putin në Ankara muajin e ardhshëm që mund të ringjallë ndërmjetësimin.

Gjasat janë që Putin të udhëtojë drejt Turqisë më 12 shkurt, siç raportohet nga mediat turke, të cilat i referohen agjencisë ruse të lajmeve, Ria Novosti.

Edhe këshilltari për politikën e jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, njoftoi se po punohet për këtë mision.

Vëmendja e Kievit, megjithatë, për momentin duket se është e drejtuar më shumë drejt asaj që ai e percepton si pasiguri të Perëndimit në mbështetjen e vazhdueshme financiare dhe ushtarake. Por frika është përkeqësuar orët e fundit nga një thashethem që është përhapur në qarqet parlamentare sipas të cilit komandanti i përgjithshëm i forcave ukrainase, Valery Zaluzhny, marrëdhëniet e të cilit me Presidentin Volodymyr Zelensky janë përkeqësuar muajt e fundit, do të japë dorëheqjen.

Njoftimi, i mohuar menjëherë nga Ministria e Mbrojtjes, u bë fillimisht nga ish-deputeti, Borislav Bereza, dhe më pas nga ligjvënësi aktual, Alexey Goncharenko.

Ky i fundit tha në kanalin e tij Telegram se kishte mësuar Putin nga “dy burime” se Zaluzhny kishte dhënë dorëheqjen nga posti, duke refuzuar më pas propozimin për t’u emëruar ambasador në një vend evropian.

Ndërkohë, Putin takoi presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko në Moskë. “Është e rëndësishme që Rusia dhe Bjellorusia të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë mes presionit të jashtëm të paprecedentë”, tha Putin.

Sakaq, raportohet zhdukja e disidentit ruso-britanik Vladimir Kara-Murza, i cili u mor nga burgu siberian ku mbahej që nga shtatori dhe tani nuk dihet vendndodhja e tij.

Vladimir Kara-Murza, është i dënuar me 25 vjet burg për tradhti dhe përhapje të informacioneve të rreme për luftën e Rusisë në Ukrainë. Ai ishte në izolim për katër muaj në burgun IK-6 në Omsk.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img