2.5 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Putin merr vendimin e fundit për ushtrinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që heq kufirin e moshës për rusët dhe të huajt për t’u bashkuar me ushtrinë si anëtarë të shërbimit me kontratë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Duma e Shtetit të Rusisë miratoi projektligjin të mërkurën, por ishte i nevojshëm nënshkrimi i Putinit që ai të bëhej ligj.

Më parë, shtetasit e moshës 18 deri në 40 vjeç dhe të huajt nga 18 deri në 30 vjeç mund të regjistroheshin në ushtrinë ruse.

Ndryshimet u hartuan nga kreu i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore, Andrei Kartapolov dhe zëvendësi i tij i parë, Andrei Krasov.

Sipas TASS, ata besojnë se heqja e një kufiri të sipërm të moshës do të tërheqë specialistë në fusha të tilla si mbështetja mjekësore, inxhinieria dhe komunikimi, sipas CNN.

Ndryshimet në ligj vijnë në mes të numrit të lartë të viktimave ruse në Ukrainë, ku Moska po zhvillon atë që e quan një “operacion ushtarak special”./abcnews.al/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img