Vladimir Putin ka një armë 4 herë më të fuqishme se e ashtuquajtura “nëna e të gjitha bombave” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën këta të fundit e përdorën për të sulmuar tunelet e ISIS në Afganistan, ku mbetën të vdekur 36 militantë.
“Nëna e të gjitha bombave” (MOAB), që i përket Forcave Ajrore Amerikane, peshon afron 10 ton. Por versioni rus, i quajtur “Babai i të gjitha bombave” peshon më pak, por përbëhet nga 44 ton eksplozivë TNT.
Sipas kësaj statistike, ajo është 4 herë më e fuqishme se modeli amerikan. Bomba amerikane MOAB, e quajtur ndryshe GBU-43B, ka 11 ton eksplozivë dhe zë një rreze shpërthimi prej 300 metrash. Por bomba ‘përbindësh’ e Putinit ka një rreze shpërthimi 4 herë herë më të madhe se ajo amerikane.