Site icon PrishtinaPress

“Putin jep urdhrin për pushtimin e Ukrainës”, gazetari zbulon kur fillon lufta: Bombardime të përgjakshme

Gazetari amerikan Nick Schifrin ka tronditur jo pak herë me postimet e tij në rrjete sociale ku njofton se Lufta e 3 Botërore mund të jetë më afër nga sa kishim menduar.

Postimi i fundit në Twitter ka futur të dridhurat. “Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën dhe ia ka komunikuar këtë vendim ushtrisë”, shkruan ai.

Dozën e panikut ai e shton më shumë me njoftimin se sulmi pritet të ndodhë javën që vjen.

Ai shton gjithashtu se pushtimi do të jetë një fushatë e tmerrshme, me bombardime ajrore të përgjakshme dy ditore, për të vijuar më pas me pushtime nga toka, që kanë si qëllim ndryshimin e regjimit në Ukrainë.

“Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën dhe ia ka komunikuar këtë vendim ushtrisë ruse, më thonë tre zyrtarë perëndimorë dhe të mbrojtjes. SHBA pret që pushtimi të fillojë javën e ardhshme, më thonë gjashtë zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë, siç më thonë Sekretari i Shtetit Antony Blinken,” shkruan ai.

Exit mobile version