Presidenti rus, Vladimir Putin ka falënderuar homologun e tij kinez, Xi Jinping për përpjekjet e Kinës për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.
Të dy udhëheqësit u takuan në Pekin, ku presidenti kinez tha se shpresonte se Evropa do t’i kthehet paqes dhe stabilitetit së shpejti.
Kina ofroi një plan prej 12 pikash për paqen vitin e kaluar – të cilin Ukraina dhe Perëndimi e refuzuan.