Site icon PrishtinaPress

Putin e dërgon në arrest shtëpiak kreun e shërbimit informativ, s’e paralajmëroi për rezistencën ukrainase

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur në arrest shtëpiak kreun e shërbimit të jashtëm të FSB-së dhe zëvendësin e tij, pasi ai është i zemëruar me shërbimet e inteligjencës që nuk e paralajmëruan se Ukraina mund t’i rezistonte ashpër pushtimit.

Gjeneral koloneli Sergey Orestovich Beseda, është një politikan dhe agjent qeveritar rus, i cili është kreu i Shërbimit të 5-të (Shërbimi i Informacionit Operativ dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare) të Shërbimit Federal të Sigurisë, që nga viti 2009.

Putin i ka fajësuar Beseda dhe zëdhënësin e tij, Anatoly Bolyukh, i cili po ashtu është arrestuar, për dështime të inteligjencës që quan në një seri humbjesh të turpshme në Ukrainë, raportojnë mediat angleze (DailyMail).

Andrey Soldatov, një autor i shërbimeve sekrete ruse, tha se burime brenda FSB-së i thanë se Sergey Beseda, 68 vjeç, kreu i shërbimit të jashtëm të agjencisë, është arrestuar me urdhër të Putinit.

Putini thuhet se fajëson agjencinë për inteligjencën, e cila e siguroi atë përpara pushtimit se forcat ruse do të përballeshin vetëm me rezistencën simbolike nga ushtria ukrainase dhe se vetë ukrainasit ishin të etur për t’u hequr qafe udhëheqësit e tyre.

Ndër arsyet janë edhe informacionet qëllimisht të rreme për situatën politike në Ukrainë.

Shërbimi i sigurisë FSB dyshohet sugjeroi se Ukraina ishte e dobët, e mbushur me grupe neo-naziste dhe do të dorëzohej lehtësisht nëse sulmohej.

Në fakt, forcat e armatosura ruse janë përballur me rezistencë të ashpër nga ushtarët ukrainas që i kanë luftuar ata deri në ndalesë, kanë shkaktuar humbje të mëdha dhe i kanë detyruar komandantët e Putinit të përdorin një luftë brutale rrethimi që deri më tani ka dhënë pak rezultate.

Cilat janë armët biologjike?

Armët biologjike janë të ndryshme nga armët kimike. Është një frazë e përdorur për të përshkruar armatimin e një patogjeni të rrezikshëm si Ebola.

Rusia ka akuzuar Ukrainën se punon me SHBA-në për armët biologjike. Një nga arsyet është se Ukraina, si shumë vende në botë, ka punuar në kërkime mbi Covid-in dhe patogjenë të tjerë dhe ka kërkuar mënyra për të mbrojtur popullsinë kundër tyre.

Ukraina ka mohuar çdo akuzë se po punon për armët biologjike.

Problemi është se ekziston një zonë potencialisht gri midis punës për mënyrat për të mbrojtur popullsinë tuaj nga patogjenët e dëmshëm dhe punës së fshehtë se si ato mund të përdoren si armë. Rusia nuk dha asnjë provë të menjëhershme të keqbërjeve të Ukrainës në këtë fushë.

Rusia, kur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, kontrollonte një program vërtet masiv të armëve biologjike, të drejtuar nga një agjenci e quajtur Biopreparat. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, shkencëtarët hynë për ta çmontuar atë në vitet 1990. Ata zbuluan se sovjetikët kishin prodhuar dhe armatosur në masë antraksin, linë e vogël dhe sëmundje të tjera pasi i kishin testuar te majmunët e gjallë në Rusinë jugore. Ata madje ngarkuan spore antraksi në kokat e raketave ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi që synonin qytetet perëndimore.

Exit mobile version