Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur një “sulm” drejt agjencisë që konsiderohet më e besueshmja për të, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë.
Sipas Qendrës për Analizë të Politikave Evropiane, udhëheqja e shërbimit kryesor të inteligjencës ruse është vendosur në arrest shteipak.
Kjo, pasi kreu i saj, gjeneral-koloneli Sergei Beseda dhe zëvendësi i tij u akuzuan për keqpërdorim të fondeve operacionale të destinuara për aktivitete sabotuese.
Ajo që quhet si “Shërbimi i Pestë”, thuhet se ka qenë përgjegjës për sigurimin e intelegjencës së Putinit për zhvillimet politike në Ukrainë, pikërisht në prag të pushtimit, ndërsa, sipas kësaj qendre, presidenti rus, Putin, e ka kuptuar se ai ishte i mashtruar nga ato të dhëna, dy javë pasi ka nisur luftën në Ukrainë.