Site icon PrishtinaPress

Putin apo sozia? Lideri i izoluar hyn mes turmës, pozon e puthet me fansat

Vladimir Putin po konsolidon mbështetjen në Rusi pas rebelimit afatshkurtër të mercenarëve të Wagnerit. Ai u prit si një “rockstar”, e madje edhe pozoi për “selfie” me adhuruese të reja, në një ndërveprim të rrallë me publikun, që nxiti spekulimet për sozi të mundshme.

Putin gjendej për një vizitë në qytetin e Derbent në rajonin e Dagestan në Rusinë jugore, kur bëri shfaqjen mbresëlënëse për turmën si një aktor Hollivudi në tapetin e kuq. Në dukje i qetë dhe me energji të reja pasi shmangu një luftë civile javën e kaluar, presidenti normalisht stoik dhe i izoluar, u afrua me turmën, duke shtrënguar duart e duke puthur në ballë nga një adoleshente, e cila ju hodh sipër dhe kërkoi një foto me të parin e Rusisë. Duke komentuar ngjarjen, disa analistë thonë se po bëhet e pamundur të besohet se ka vetëm një Putin.

Si mund të ruhet siguria e presidentit në kushte të tilla. Diçka nuk shkon këtu. Duket si një shfaqje teatrale ku Putin nuk është në të vërtetë Putin”, tha Viktor Alksnis, analist rus.

Edhe nacionalisti pro luftës në rusi, dhe ish-koloneli i FSB-së Igor ‘Strelkov’ Girkin u shpreh i bindur se ishte dublanti i Putinit ai që ju afrua turmës në Dagestan. Por një tjetër shpjegim mund të jetë, se shefi i Kremlinit udhëtoi në rajonin e largët në Kaukaz, në një qytet ku vizita e presidentit është një ngjarje e madhe dhe turma do të ishte shumë entuziaste.

Njeriu që dikur i ka shkruar fjalimet Putinit, Abbas Gallyamov, thekson se numri një të Moskës kishte aq shumë nevojë për një imazh të tillë tani, ku të ishte i rrethuar nga njerëz, sa që kishte harruar Covidin e distancën sociale.

Exit mobile version