Site icon PrishtinaPress

Putin akuzon Perëndimin se i ka shpallur luftë

Presidenti rus Vladimir Putin e nisi fjalimin e tij në “Ditën e Fitores” duke uruar ushtrinë ruse në ditën e shënuar.

Lideri rus theksoi se vendit të tij i është shpallur një luftë e vërtetë teksa shtoi se Rusia është thjesht duke mbrojtur sovranitetin e saj.

“Rusia kërkon një të ardhme të paqtë. Një luftë e vërtetë i është shpallur mëmëdheut tonë,” tha Putin duke iu drejtuar turmave që e ndjekin nga Sheshi i Kuq.

Lideri rus akuzoi se Perëndimin se po kërkon rënien e Moskës ndërsa shtoi se është krenar për ushtarët që po marrin pjesë në atë që Rusia e quan “operacioni special ushtarak”.

“Të gjithë duhet të bashkohemi për të mbështetur heronjtë tanë.”

Exit mobile version