-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Puthje e përqafime, zbulohet kush e shoqëroi Zhakun në Serbi

Edhe pasi lëshoi karrigen e opinionistes së BBV, Zhaklin Lekatari vazhdon të mbajë qendën e vëmendjes me deklaratat e saj, që nga ato me përmbajtje seksuale janë kthyer në antikombëtare.

Pak ditë më parë Zhaku deklaroi se ndihet më e sigurt në Serbi, ku nuk ka shqptarë. Më pas ajo ka postuar një murale të qytetit serb Odzaci, aty ku shihet një prej kriminelëve sllavo rus, Albert Ahsarbekoviç Andijev.

Lekatari ka treguar dhe njëherë antishqiptarizimin duke publikuar në Tëitter, muralen e një prej kriminelëve që luftoi kundër shqiptarëve në luftën në Kosovë. Sllavo-rusi u vendos si snajperist në Brigadën 549 të Monitorizuar në kufirin shtetëror me Shqipërinë dhe Maqedoninë në gjatësi prej 150 kilometrash në 3 luftërat kundër Shqiptarëve, konkretisht në luftën e Kosovës, Iliridës dhe Luginës.

Krimineli sllavo-rus cilësohet nga të mbijetuarit si vrasës gjakftohtë dhe veçanërisht mizor në zhvatjen e parave dhe bizhuterive. Albert Ahsarbekoviç Andijev është pjesë e gjenocidit që la pas shumë viktima burra, gra e fëmijë shqiptarë.

Së fundmi ekspertja e seksit është parë teksa puthet në varkë me gjasë me partnerin e saj./albeu.com

/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img