-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Puthi në buzë futbollisten, pendohet presidenti i Federatës Spanjolle

Luis Rubiales është kryefjala e orëve të fundit në rrjetet sociale, në Spanjë por edhe në gjithë ambjentet e futbollit botëror.

Pas suksesit të Spoanjës në Kupën e Botës, ai puthi në buzë në një mënyrë imponuese një prej lojtareve iberike dhe kaq mjaftoi që kjo ngjarje të cilësohej skandal.

Gjithsesi, presidenti i federatës ka reaguar duke kërkuar falje për gjestin që e cilëson aspak të matur:

“Ishim në një moment historik, një nga ditët më të mira në historinë e futbollit spanjol. Kemi punuar shumë brenda Federatës, jemi shumë krenarë. Është një fakt që jam penduar. Dua të kërkoj falje për të gjitha ato që kam shkaktuar.

Ne kemi një marrëdhënie të mrekullueshme, si me lojtaret e tjera. Po kam gabuar, duhet ta pranoj. Ishte pa qëllime të këqija në një moment euforie. Këtu e përjetuam si diçka të natyrshme, por jashtë, u krijua një rrëmujë. Kishte përparësi ndaj festës dhe meritës që shkon për ekipin”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img