Site icon PrishtinaPress

Pushtetit me 58 deputetë i vjen një goditje nga Zyra e BE: Është zhgënjyese…

 Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, thomas Szunyog ka kritikuar deputetët e mazhorancës pasi për herë të dytë radhazi po dështohet seanca për shkak të kuorumit.

Ai ka thënë se është zhgënjyese që Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe një herë që të mbajë seancë për shkak të mungesës së deputetëve.

“Është zhgënjyese që Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe një herë të mbajë seancë plenare për shkak të mungesës së deputetëve.

Deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.

Szunyog ka thënë se mungesat e tilla ndikojnë negativisht edhe në jetët e qytetarëve. Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës një mekanizëm që siguron pjesëmarrjen dhe votimin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

 

Exit mobile version