Tashmë ndaj deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se Kosova ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, ka reaguar edhe shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela.
Vela përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, i është drejtuar Stanos fillimisht me fjalët: “Hej, z.Stano”.
“Hej z.Stano, a do të a do të dënoni edhe emërimet e organeve ilegale të përkohshme komunale në Kosovë nga qeveria e Serbisë? Kjo është një shkelje e qartë e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit pasi Serbia duhet të shpërbëjë të gjitha strukturat e saj ilegale në Kosovë.” – ka thënë ai.
Tutje, Vela ka pyetur: “Apo do ta shënoni edhe këtë?”.