0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pushteti shkon një hap tutje, Dejona Mihali kërkon hetim ndaj Nacionales pas sulmit përmes RTK-së

Pushteti dje duke e keqpërdorur transmetuesin e vetëm publik, RTK-në, i goditi dy mediume, Nacionalen dhe Periskopin. Duke përkthyer një shkrim pa autor dhe joprofesional të “Slobodna Bosna”, një medium boshnjak, pushteti e akuzoi Nacionalen për lidhje me regjimin e Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.

Tashmë pushteti ka shkuar një hap më tutje.

Përmes Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në VV, pushteti ka kërkuar që prokuroria dhe organet e specializuara t’i hetojnë pretendimet e mediumit boshnjak.

“Në shkrimin e djeshëm dhe të sotshëm të ‘Slobodna Bosna’, një gazetë investigative, tani online, e hapur prej 1995, pretendohet për transaksione nga Serbia, përfshirë Radojçiq. Transaksione edhe financiare me entitete në Kosovë, kundër Qeverisë së Kosovës.

Është e udhës që prokuroria dhe organet e specializuara t’i hetojnë këto pretendime.

Madje çdokush pret që kjo çështje të zbardhet sa më parë.

Asociacioni i gazetarëve do të ishte më mirë të tregonte profesionalizëm dhe të sugjeronte hetime për rastin që kolegët gazetarë boshnjakë kanë publikuar. Pra, nëse vërtetë Vuçiq dhe rrjeti i tij kriminal ka dorë brenda në Kosovë” – ka shkruar Mihali.

Koordinatorja e komiteteve ka pasur fjalë të mëdha për mediumin boshnjak, duke e konsideruar se nuk mund të mos merren seriozisht.

“Nëse kolegët gazetarë në Bosnje kanë publikuar shpifje rruga është e thjeshtë, gjykata.

Ne shkrimet që flasin për Serbinë e Vuçiqit dhe përpjekjet e tij për destabilizim në rajon e Kosovë do t’i shpërndajmë e do të reagojmë për to.

‘Slobodna Bosna’ nuk është tabloid. Nuk është gazetë regjimesh. Gazetarët e Slobodna Bosnes janë gazetarë kurajoz për të cilët prej rreth 30 vitesh dëgjohen vetëm veprimtari gazetareske investigative. Ata jo rrallë kanë rrezikuar gjithçka pikërisht për publikimet e tyre. Ata konsiderohen nga gazetarët më të mirë në Bosnje. Nuk mund të mos merren seriozisht.” – ka shkruar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img