Site icon PrishtinaPress

Pushteti përplaset me opozitën, deputetja e PDK-së braktisë mbledhjen e Komisionit

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ka bërë shqyrtimin e Projektligjit pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin pёr Arkivat Shtetërore, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit, Ardian Gola ka thënë se janë dy projektligje për agjencinë e akreditimit dhe për arkivat, teksa i tha se nuk mundet të flasë Eliza Hoxha.

Në këtë komision ka pasur përplasje ndërmjet deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha dhe atij të VV-së, Ardian Gola.

Ky i fundit, nuk ia dha fjalën deputetes Hoxha.

“Po e konsumoni kohën. Ti duhesh me respektua rendin se unë e vendos. Me shpalos tërë këtë deskrivitet është shumë zhgënjyese një ditë që do ta kalojmë në miratim të projektligjeve deputetëve bartin përgjegjësi para elektoratit të tyre dhe shtetin ëpr të cilin kanë marrë votat. Unë nuk lejoj këtë formë çfarë e pamë nga deputetja Hoxha dhe shpreh keqardhja për këtë incident dhe vlerësojmë përkushtimin që keni me arsimin e lartë që e keni bërë të pamundshëm të respektoni kufijtë ligjor për sistemin e arsimit”, ka thënë Gola.

Ndërsa deputetja e PDK-së, iu kundërpërgjigj, teksa i tha se nuk mundet t’ia ndalojë fjalën.

“Hoxha tha se e konsumoj edhe mirë duhet me qenë të ndershëm. Për ligj po flas. Smundesh me ma ndalu me fol. Jom tu fol për ligj. Isha shumë dashamirëse mos përhapni deziformata. Vetë e keni sjellë këtë anëtar. E konsumoj sa të dua kohën. Nuk jeni të më tregoni ku jam unë. Unë iu referova ligjit. Vazhdojë vet takimin. Vazhdoni ju pa opozitën”, u shpreh Hoxha.

Opozita më pas braktisi mbledhjen e ekomisionit.

Exit mobile version