Kuvendi Komunal i Prishtinës ka anuluar sot vendimin e miratuar rreth tri javë më parë për shkarkimin dhe emërimin e aksionarëve të rinj të Ndërmarrjeve Publike të Komunës së Prishtinës.
Me 27 vota pro, asamblistët e koalicionit qeverisës LDK-PDK në Prishtinë kanë miratuar propozimin për shkarkimin e Komisioneve të Aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike të Komunës së Prishtinës.
20 aksionarë të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale në Prishtinë ishin shkarkuar më 8 qershor në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.
Aksionarët e ndërmarrjeve komunale ishin shkarkuar para rreth tri javësh me votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së, dy partive opozitare.
20 aksionarët e shkarkuar mbanin pozita në dhjetë ndërmarrje publike komunale. Ata ishin asamblistë të koalicionit qeverisës mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë.
Por, me vendimin e miratuar sot, gjendja është rikthyer përmbys. Aksionarët e ndërmarrjeve, të emëruar nga opozita, janë shkarkuar. /Paparaci.com