-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pushteti i VV-së rekomandon përkrahësen e saj për anëtare në Komisionin e KPM-së

Mazhoranca qeverisëse, e kryesuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka rekomanduar Luljeta Aliun, përkrahsen publike të partisë, për një pozitë në Komisionin e Komisionit të Pavarur të Mediave.

Kuvendi i Kosovës, është duke zhvilluar procedurën e emërimit të tre anëtarëve të rinj për të plotësuar pozitat e lira në komisionin e KPM-së. 

Komisioni Parlamentar për Media, i ka rekomanduar kuvendit gjashtë emra për tri pozitat në komisionin e KPM-së.

Komisioni i KPM-së përbëhet nga shtatë anëtarë të cilët emërohen në këto pozita nga Kuvendi i Kosovës. Katër prej tyre, momentalisht janë të lira.

Në mesin e gjashtë emrave të propozuar nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, figuron edhe emri i Luljeta Aliut, një përkrahese të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet. 

Aliu, e njohur për paraqitjet publike – kryesisht në debate politike, ka mbështetur politikat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka përkrahur ngjitjen në pushtet të LVV-së. Luljeta Aliu, është vlerësuar si kandidatja e dytë më e përshtatshme për këtë pozitë.

Përveç Aliut, për pozitat e lira në Komisionin e KPM-së janë rekomanduar edhe Hysni Mustafa, Arbër Jashari, Vlorë Berisha, Fatih Basha, Maja Staletoviç.

Më 30 qershor të këtij viti, kryeshefi ekzekutiv i KPM-së, Luan Latifi, u arrestua nën dyshimin për marrje ryshfeti. Ai ndodhet në paraburgim. 

Sikurse kryeshefi Luan Latifi, më 29 qershor u arrestua edhe drejtori i Financave të KPM-së, Arben Bilalli, i cili po ashtu dyshohet për marrje ryshfeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img