8.7 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Pushteti akuzohet se po ndërhyn në Fakultet të Mjekësisë “për t’i bërë profesorë disa asistentë”

Këshilli Drejtues i UP-së planifikon të marrë një vendim i cili do t’i avancojë asistentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe atij të Shkencave Matematike-Natyrore, në pozitën Profesor-Asistent.

Sipas aktivistit të Shoqërisë Civile Rron Gjinovci, ky vendim pritet të jetësohet në mënyrë që Lëvizja Vetëvendosje “mi shti profesora do asistenta të vet”.

Pra, Gjinovci ka alarmuar se partia në pushtet, LVV po planifikon kapjen e Fakultetit të Mjekësisë. Kundër vendimit për zvogëlimin e normës së ligjëratave obligative që ua mundëson asistentave të bëhen profesorë është edhe Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, e cila tha për Gazetën Express se Rektori po dëshiron t’i “shpëtojë një grup asistentësh” për t’i avancuar, ndërsa e njëjta pohon se ka kërkuar avancim për të gjithë që në total në Mjekësi janë 49 asistentë.

Gazeta Express mëson se Këshilli Drejtues i UP-së ka thirrë sot mbledhje të jashtëzakonshme në orën 14:00 dhe në rend dite është kjo çështje.

Gazeta Express e posedon një draft të vendimit që pritet ta marrë Këshilli Drejtues i UP-së, i cili u mundëson asistentëve të bëhen profesorë me dy orë ligjërata obligative dhe me 8 orë ushtrime, ku nga këto dy orë ligjërata njëra duhet të jetë obligative. Nga 4 orë obligative sa kanë qenë në Fakultetin e Mjekësisë.

Sipas dekanes Suzana Manxhuka-Kërliu, ky vendim po bëhet për t’i bërë profesorë një grup asistentësh që kanë sjelle agresive. Ajo tha se është e paligjshme t’i zvogëlohen orët profesorëve ekzistues, për të emëruar të rinj.

Ajo tha se në shkurt kanë kërkuar që 17 pozita të avancohen nga asistentë në profesor-asistent.

“Kërkesa e Fakultetit sipas planifikimeve që bëhen për konkurs, me 8 shkurt e kemi dërgu, pas propozimeve të aprovuara në Këshillin e Fakultetit, bazuar në normën e cila është në fuqi, që edhe ashtu është zvogëlu vitin e kaluar, ka qenë 6 orë ligjërata obligative, pjesa tjetër ushtrime. Vitin e kaluar është zvogëlu veç për Fakultetin e Mjekësisë në 4 dhe pjesa tjetër ushtrime. Ne kemi dorëzu sipas kësaj norme për të hapur konkurs dhe sipas asaj rregulloreje, dekani nuk ka të drejtë dhe Këshilli i Fakultetit të krijojë pozitë të re duke ia zvogëlu orët profesorit ekzistues. S’mundesh me ja marrë orët një profesorit me lanë pa normë e me ja dhënë një asistenti me bë profesor, ajo është e paligjshme. Bazuar në këto fakte, ne e kemi dërgu për 17 pozita për avancim nga asistentë në profesorë-asistentë. Mirëpo ka qenë një numër i asistentëve që kanë protestu që me i përcjellë me media, të cilët përkundër faktit që s’kanë orë kanë pas dëshirë të zgjidhen profesor-asistentë. Ajo është legjitime që secili ka dëshirë të zgjedhet, por bazuar në rregulloren dhe normën”, tha dekanja Manxhuka-Kërliu.

Për këtë çështje dekanja tha se kanë mbajtur takim me prorektorët dhe aty e njëjta ka kërkuar që të bëhën profesorë të gjithë asistentët që i ka Mjekësia, pra 49 në total dhe jo vetëm një grup i caktuar.

“Javën e kaluar na ka ftuar në takim prorektori Faton Berisha, ka qenë prezente edhe prorektorja Pranvera Breznica, dhe na thanë se Rektori dhe Kryesuesi i Këshillit Drejtues dëshirojnë që t’iu bëjë zgjidhje këtyre asistentëve, duke iu zvogëlu normën në dy orë ligjërata dhe tjerat ushtrime. Unë ju thash që në Fakultetin e Mjekësisë ekzistojnë 49 asistenta me doktoratë dhe nuk është korrekte që vetëm dikënd që ka sjellje agresive të themi dalin në protesta, reagojnë dhe e paraqesin vetën të tillë, të fitojnë, kurse ata që kanë sjellje akademike ata të mos fitojnë, pra të bëhet një zgjidhje për të gjithë. Prandaj thash propozim i imi është që të ju bëhet zgjidhje të gjithëve, të hiqet norma krejt qysh ka qenë në ish-Jugosllavi. Në ish-Jugosllavi të gjithë kanë qenë profesora”, tha ajo.

E pyetur se kush është ky grup asistentësh për të cilin ajo foli, dekanja tha se bëhet fjalë për “asistentë që i kanë bë presion rektorit”.

“Një grup të cilët kanë protestu, e keni pa ju mediat e mandej kanë shkuar në Rektorat kanë bë presion te Rektori. Të hiqet norma krejt, ai tha nuk mund të zgjidhen 49… por do të zgjidhen një grup i caktuar”, u shpreh dekanja.

Ajo tha se planifikohet të shtohet edhe grupi i tretë i ligjëratave në Mjekësi dhe sipas dekanes kjo ështe e papranueshme spese në këtë mënyrë rrezikohet akreditimi, theksoi dekanja Manxhuka-Kërliu.

“Përveç norma të zvogëlohet, kërkojnë të shtohet edhe grupimi i tretë i ligjëratave. Fakulteti i Mjekësisë mban ligjërata në dy grupe, një grup paradite dhe një pasdite dhe ashtu jemi akredituar. Hiqeni krejt normën, të zgjidhen krejt kush dëshirojnë, vetëm të mos bëhet grupimi i tretë se e rrezikojmë akreditimin. Studentët nuk vijnë në grupimin e tretë deri në orën 21:00 në ligjeratë. Kanë shumë orë ushtrime ditën dhe nuk arrijnë me ardhë edhe natën. Prandaj si grupim i tretë është si trampolinë vetëm sa për me u zgjedhë këta”, tha për Gazetën Express dekanja e Mjekësisë.

Gjithashtu thekson se këtu ka edhe “implekim buxhetor”.

Dekanja Manxhuka-Kërliu u shpreh se Fakulteti i Mjekësisë më shumë ka nevojë për asistenta sesa për profesorë, por rithekson se “po dojnë me ju bë zgjidhje një grupi të caktuar për t’i bërë profesorë”.

“Kemi kërku 94 asidenta, ka që sa vite që nuk është hap konkurs për asistenta, kemi më shumë nevojë për asistenta sesa për profesora, sepse kemi grupe të vogla të ushtrimeve praktike që janë nga 6 studentë në grup dhe nuk mund të reazlizohet mësimi. Tash çka ka ndodh me Ligjin e ri të Pagave, me këtë ligj nuk lejohet angazhimi as mbinorma dhe do të mbesin orët pa u mbajtur nëse nuk pranohen asistentë, jo vetëm pse këta bëhen profesora por kemi nevojë edhe pa u zgjedhë këta. Ndoshta 250 asisentë të rinj ka me pas nevojë Fakulteti i Mjekësisë, mirëpo ata nuk po dojnë me hap për asistenta edhe pse janë nevojat. Por po dojnë me ju bë zgjidhje një grupi të asistentëve që paraqiten viktima, dhe rektori po don me i shpëtu se “dekanja agresore””, përfundoi ajo.

Aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovci, ka alarmuar se ky vendim po bëhet në mënyrë që LVV “me i shti profesora do asistenta të vet”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! po don me kap Fakultetin e Mjekësisë në UP, duke e lëshu një vendim të paligjshëm të cilin do ta kallëzoj penalisht sapo të nënshkruhet. Edhe pse nuk ka mjaftushëm orë pune për me marrë profesora të ri, këta po dojnë me leju që me 1 orë në javë ligjëratë të nji lande obligative me mujt njerëzit me u zgjedhë profesora. Kjo bahet për me i shti profesora do asistenta të vet. Ky është krim ndaj cilësisë në arsim, krim ndaj buxhetit të UP-së. Sa për informim një profesor në UP i ka minimum 6 orë në javë ligjërata”, ka shkruar Gjinovci në Facebook-un e tij.

Për këtë vendim që po planifikohet të merret, Gazeta Express është në pritje të një përgjigje nga Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi dhe Kryetarin e Keshillit Drejtues te UP-së Altin Sahiti./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img