-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Pushim pa pagesë për të ikur nga Kosova, SBASHK ngre alarmin: Shkollat mund të mbesin pa mësimdhënës

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, tha se mësimdhënësit po kërkojnë pushim pa pagesë, për të dalë në Evropë për të punuar dhe se është shqetësuese kjo dukuri, pasi në një të ardhme të afërt mund të mbesin shkollat pa mësimdhënës.

Ajo tha se kryesisht ata mësimdhënës që kërkojnë pushim pa pagesë është arsyeja që po shkojnë diku në Evropë me qëllim që nëse mund të integrohen për një punë më të mirë atje.

“Sipas informatave që i kemi nga kryetarët e sindikatave të niveleve komunale, janë një numër i mësimdhënësve që po kërkojnë pushim pa pagesë një vit, kryesisht ata mësimdhënës që kërkojnë pushim pa pagesë është arsyeja që po shkojnë diku në Evropë me qëllim që nëse mund të integrohen me gjetë punë më të mirë diku në Evropë. Arsyeja e ikjes besoj është e njohur për të gjithë, ngase mësimdhënësit edhe përkundër asaj është bërë një rritje simbolike e pagesës, por një pagesë jo e dinjitetshme për ta, dhe njëheriësh kushtet e punës në shkolla janë larg asaj të dëshirueshme sikurse janë në Evropë. Ngase secili mësimdhënës kërkon pushim pa pagesë një vit. Nëse ka përfunduar një fakultet, e natyrisht për të qenë mësimdhënës përveçse duhet ta ketë përfunduar fakultetin duhet ta ketë të përfunduar edhe masterin, andaj një mësimdhënës për të nuk është problematike që ta mësojë një gjuhë të huaj cilado qoftë, aq më tepër kur në Kosovë po organizohen kurse të ndryshme të gjuhëve, meqenëse një numër i madh i qytetarëve të Kosovës po ikin në Gjermani, kështu që gjuhë gjermane ka mjaftueshëm në Kosovë, që për mësimdhënësit nuk është problematike për taa mësuar gjuhën brenda 6 muajve apo edhe një viti, dhe pas asaj periudhe do të thotë kur veçse e ka mësuar gjuhën, ai mësimdhënës pa kurrfarë problemi do të integrohet dhe do të punësohet qoftë kudo në Evropë, pasi ta ketë mësuar edhe gjuhën e atij vendi ku ka emigruar”, deklaroi Shala.

Ajo tha se sipas kërkesave në drejtorinë Komunale të arsimit të atyre që kanë ikur janë diku rreth 300 mësimdhënës, ku edhe iu është aprovuar, dhe kjo është shqetësuese për këtë dukuri, ngase në një të ardhme të afërt ka mundësi që edhe shkollat tona të mbesin pa mësimdhënës.

“Nuk e dimë saktë numrin e atyre sa kanë ikur, por e dimë afërsisht numrin e atyre që kanë bërë kërkesë në drejtorinë Komunale të arsimit, edhe aty është një numër 300 mësimdhënës që kanë bërë kërkesë në drejtoritë Komunale të arsimit, që do të thotë në të gjithë Kosovën dhe këto informata i kemi nga kryetarët e sindikatave të niveleve Komunale, që është ky numër që kanë bërë kërkesë dhe natyrisht kërkesa e tyre ështe aprovuar. Çka është shumë shqetësuese për këtë dukuri, ngase në një të ardhme të afërt nëse vazhdon ky trendi për kërkim të pushimit pa pagesë apo edhe largimit të shumëhershëm të mësimdhënësve është një alarm shumë shqetësues çka në një të ardhme të afërt ka mundësi që edhe shkollat tona të mbesin pa mësimdhënës, ngase për përgatitje shkollore të një mësimdhënësi duhet bukur kohë e gjatë”, theksoi ajo për Gazeta Blic.

Shalaj shprehet se edhe vitet e kaluara edhe këtë vit pritet që kushtet në shkolla të përmirësohen, por që prapë po mbesin të njëjtat, tashmë ka dalë edhe çështja e furnizimit të librave ku së paku viteve të tjera i kishin librat, kurse tani nuk është bërë shpërndarja e tyre.

“Mësimdhënësit i përkushtohen punës së tyre, janë të përgatitur për shkak të transmetimit të informatave dhe ato çka janë të parapara në planprogramin mësimor, t’i interpretojnë dhe të njëjtën kohë të arrijnë suksese sa më të larta nxënësit e tyre. Kur është çështja tek pushimet e dimë se vitin shkollor në vitin 2022-2023 mësimdhënësit i është mohuar pushimi pranveror me përjashtim kanë pasur disa ditë që i janë lidhur me festat, por jo edhe pushimi pranveror si ka qenë i paraparë, kurse pushimin vjetor dihet se duhet ta përfundojnë procesin mësimor, t’i përfundojnë të gjitha punët e tyre administrative që i kanë pasur dhe ashtu siç e parasheh ligji natyrisht që edhe mësimdhënësit kanë shkuar në pushim, mirëpo edhe vitet e kaluara edhe këtë vit pritet që kushtet në shkollat tona të përmirësohen, por që prapë po mbesin të njëjtat qa kanë qenë edhe viteve të kaluara çka i vetmi mjet mësimor akoma në shkollat tona po mbetet libri, shkumësi, shpuza dhe tabelat që kanë qenë, domethënë nuk kemi një përmirësim në kushtet e punës edhe këtë vit shkollor 2023-2024, tanimë doli edhe çështja e furnizimit të librave ku së paku viteve të tjera i kishin librat, kurse tani nuk është bërë shpërndarja e tyre çka vetëm e kemi një gjendje më të përkeqësuar sesa viteve të tjera“, përfundoi Vjollca Shala nga SBASHK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img