Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Pastrimi”, Petrit Reçica, njoftoi sot se pas shumë vitesh, punëtorët e operativës janë pajisur me uniforma të reja dhe pajisje mbrojtëse, duke përmbushur standardet më të larta të sigurisë dhe cilësisë, shkruan PrishtinaPress.
Kjo është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe sigurimit të një ambienti më të sigurt për ta.
Në përpjekje për të përmirësuar mirëqenien e punëtorëve, menaxhmenti ka realizuar dy rritje pagash për këtë vit (më shumë se 30%) dhe ka dyfishuar shujtën për punëtorët, gjithçka brenda një viti. Gjithashtu, është kontraktuar blerja e 10 kamionëve të rinj nga të hyrat vetanake të kompanisë për të rritur cilësinë e shërbimit dhe për të siguruar një ambient më të pastër dhe të sigurt për qytetarët, shtoi ai./PrishtinaPress/